
Mimoza Kusari-Lila dhe Albin Kurti
KOSOVЁ– Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se pas mbledhjes së grupit paralamentar është emëruar drejtuese e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila.
Në njoftimin e dhenë thuhet se Kusari–Lila ka marrë 45 vota pro nga 51 deputetë të pranishëm dhe më tej shtohet se Mimoza Kusari- Lila, gjatë detyrës së saj ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi në detyrat qe ka ushtruar.
“Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.