
Foto ilustruese
TIRANË– Ministria e Arsimit ka publikuar strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar.
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimazet do të nisin vitin shkollor në datën 13 shtator.
Për nxënësit e arsimit bazë viti shkollor do të përfundojë në datën 8 qershor, nxënësit e klasave të 10-ta dhe të 11-ta do të përfundojnë në 15 qershor dhe maturantët në 1 qershor 2022.
Përsa i përket provimeve, Ministria e Arsimit ka njoftuar se provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në periudhën 9-30 qershor, ndërsa provimet e maturës do të zhvillohen gjatë periudhës 2-30 qershor.
Ndërkohë ende nuk është njoftuar se si do të zhvillohet procesi i mësimdhënies nëpër shkolla për vitin e ri shkollor.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.