Ministria e Shëndetësisë bën bilancin! “Delta” rrit numrin e viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Koha e leximit1 minuta, 33 sekonta

TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 7 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 451 raste të reja infektimi.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra, kanë ndërruar jetë.

Gjithsej janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 451 qytetarë, në këto bashki:
227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnjë, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 12,700 pacientë aktivë me COVID-19, 242 prej tyre po marrin trajtim në Spitalet COVID, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 533 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 533
Të shtruar në spitale 242
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4081

Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404

Raste të shëruara 148,117
Raste Aktive 12,700
Humbje jete 2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ndahen Fero dhe Arbenita? Detaji që ngriti dyshime tek fansat
Next post Operatorët celularë po garojnë me paketat “pa limit” … por që kanë disa limite