Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit; rritje e lehtë e rasteve të reja

Koha e leximit1 minuta, 40 sekonta

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2517 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 134 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Fieri, 1 qyetetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç.

Statistika (22 Prill 2021)

Raste të reja ditore        134

Të shëruar në 24 orë      516

Të shtruar në spitale      155

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore                2517

Testime totale           617,664

Raste pozitive             130,114

Raste të shëruara        103,582

Raste Aktive                 24,168

Humbje jete                   2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18096

Fier        2060

Durrës  933

Shkodër      756

Gjirokastër   665

Korçë    629

Vlorë    350

Dibër     253

Kukës     242

Elbasan   97

Berat       65

Lezhë     22

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post “Palët të pranojnë rezultatet e çertifikuara nga KQZ”, Soreca: 50 ekipe të BE-së në qendrat e votimit
Next post Themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave në Turqi arratiset me 2 miliardë $ drejt Shqipërisë