
Spitali infektiv në QSUT
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka raportuar situatën e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 1 humbje jete dhe 11 raste të reja infektimi.
Vetëm 1 qytetar 73 vjeç nga Berati nuk ka mundur të fitojë dot betejën me koronavirusin.
Ndërkohë, si rezultat i 2,915 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht 22 pacientë janë nën kujdesin mjekësor, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vijojnë të respektojnë rregullat anticovid dhe mos të neglizhojnë shenjat e sëmundjes.
Statistika (11 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,915
Testime totale 751,831
Raste pozitive 132,437
Raste të shëruara 129,807
Raste Aktive 177
Humbje jete 2,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.