Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

Ministria e Shëndetësisë raporton mbi situatën e COVID-19: Asnjë humbje jete dhe 1 person i infektuar

2 min read

Spitali infektiv në QSUT

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa është shënuar vetëm 1 rast i ri pozitiv.

Gjithsej janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në vend janë 87 pacientë aktivë me COVID19. Vetëm 2 pacientë po marrin trajtim spitalor, ku njëri prej tyre është në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Statistika (23 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1960

Testime totale 783,516
Raste pozitive 132,497
Raste të shëruara 129,955
Raste Aktive 87
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!