
Spitali infektiv në QSUT
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka raportuar situatën e COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit. 2 qytetarë kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësorë, dy qytetarë të moshave 65 dhe 84 vjeç, një nga Delvina dhe një nga Fieri kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Nga 3093 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar te prekur 23 qytetarë; 5 persona në Korçë, 3 persona në Shkodër, Skrapar, 2 persona në Malësi e Madhe, Librazhd, 1 person në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.
Ditën e sotme janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë, ndërkohë aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë, 9 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Statistika (20 Maj 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 629
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,093
Testime totale 688,709
Raste pozitive 132,118
Raste të shëruara 127,869
Raste Aktive 1,809
Humbje jete 2,440
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1254
Korçë 136
Shkodër 106
Vlorë 53
Elbasan 48
Lezhë 46
Fier 44
Gjirokastër 42
Berat 42
Durrës 24
Kukës 13
Dibër 1
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.