
Dr. Ilir Alimehmeti
TIRANË– Dr. Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog klinicist, ka krahasuar situatën epidemiologjike në Greqi dhe Maqedonisë së Veriut me atë në Kosovë dhe Itali, të cilët kanë pothuajse të njëjtat vijueshmëri.
Pas vendosjes së karantinës 2 javore ndaj Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, eksperti epidemiolog është shprehur se karantina nuk ka kuptim shkencor sepse infektimet e importuara zënë vetëm 2% të infektimeve në të gjithë shtetin.
Kjo paraqitet dhe nga grafiku i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku thuhet se Turqia, Kosova, Serbia, Italia, Gjermania dhe shtete të tjera në Europë, që Shqipëria nuk ka vendosur karantinë, dallohen me ngjyrë më të errët.
Më tej mjeku shtoi se mos arritja e qeverisë për të kontrolluar karantinimin e të infektuarve është problemi kryesor në situatën e COVID-19.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.