
Punonjësit e Policisë së Shtetit duke vendosur gjoba
TIRANË- Policia e shtetit gjatë 4 ditëve të fundit, ka ndëshkuar me masë administrative për shkeljen e masave antiCOVID, 2584 qytetarë.
Patrulla e përgjithshme ka ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2246 qytetarë për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Po,me të njëjtën masë administrative, janë ndëshkuar 300 qytetarë, që në mjetet e tyre private, udhëtonin me persona që nuk kishin lidhje familjare, të cilët ishin pa maskat mbrojtëse.
Në kontrollet e zhvilluara në subjekte të ndryshme,janë vendosur 3 masa administrative prej 1.000.000 lekësh, për pronarët e subjekteve që ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me masat e vendosura.
Gjithashtu me masën administrative prej 10.000 lekësh, janë ndëshkuar 35 qytetarë të cilët janë konstatuar duke lëvizur jasht orës policore.
Policia e shtetit vijon ti bëjë thirrje qytetarëve për të respektuar masat e vendosuar ndaj COVID–19.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.