
Ilustrim
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Unazës së Re, ku një motor ka goditur nga mbrapa një kamion dhe si pasojë, drejtuesi i motorit është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital.
Ngjarja ka ndodhur pranë Liqenit të Thatë, ku motorri me drejtues shtetasin L.DH, 23 vjec, ka goditur nga pas kamionin me drejtues shtetasin me iniciale M.Ll.
Nga ky aksident, është plagosur drejtuesi i motorrit, por tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë Grupi Hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motor me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.