
Mozzik përfshihet në një aksident me motorr, rrokulliset në Bjeshkët e Brezovicës
Koha e leximit30 sekonta
BREZOVICË– Gjatë një vizite në Bjeshkët e Brezovicës, Mozzik është përfshirë në një aksident me motorrin e tij.
Lajmin ai e ka shpërndarë vetë në rrjete sociale, ku ka treguar se pas një shëtitje 30 minutëshe, është rrëzuar dhe është rrokullisur me motorr.
Ndërkohë në fotografinë e radhës, 25-vjeçarI ka treguar shokun e tij që po e shoqëronte, teksa bën përpjekjet e tij për të dalë nga motori i rrokullisur.
Ky aksident i vogël nuk ka shkaktuar lëndime, madje këngëtari e ka postuar në një menyrë qesharake për të treguar se si përfundoi shëtitja e tij.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.