“Muzikët” (Hip-hop) që prodhojnë vrasje! Si “tekstet e rrugës” i morën jetën një 30-vjeçari në Ferizaj?

Koha e leximit1 minuta, 15 sekonta

KOSOVË– Para 3 ditësh, një 30-vjeçar u vra me armë zjarri në mes të rrugës në Ferizaj, nga vëllai i një reperi, i njohur si “Buta”. Kjo vrasje mësohet se ka lindur si pasojë e një konflikti banal.

“Krejt kjo ishte e lidhur me një masturbim të lodhtë në një kulturë që e quajnë mes tyre hip-hop, e që natyrisht se nuk është e tillë.”,- shkruan Jetlir Buja, kryeredaktor i gazetës Nacionale në Kosovë.

Në njërin nga tekstet e reperit “Buta”, mburrej se si e kishte “korruptuar një prokuror për ta liruar nga burgu vëllain e tij që po mbahej në burg”. Policia Kosovare por edhe ajo Shqiptare, nuk u kushtojnë rëndësi miliona klikimeve që marrin këto tekste të prodhuara dhe asaj ç’ka përçohet në to.

Një lloj diskriminimi policor mund të konsiderohet fakti që organet nuk marrin parasysh këtë identitet dhe industri muzikore. Edhe pse “Hip-hop” lindi rreth viteve 90′ si një revoltë e shoqërisë së rrugës, transformimi që kjo qasje ka marrë sot prodhon efekte të padëshiruara.

Thirrja për mosbindje, nga të “fortët” e “emancipuar”, ka dhe vazhdon të sjellë zënka banale të cilat prodhojnë sherre e në rastet më të këqija edhe vrasje, si ajo e para 3 ditëve.

“Ata po farkëtojnë vlerat e një pjese të rinisë së Kosovës”,- thotë më tej Buja, duke bërë që “Shpërfillja e këtyre njerëzve ose dëgjimi i “inferiorit” vetëm sa për ta kënaqur ndjenjën e superioritetit – vetëm sa do ta rris besimin e tyre në rrenën e përbashkët”.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Zhvillohet stërvitja detare “Grupex-22”, nga Shëngjini deri në Sarandë: Anijet në gjithë bregdetin, i përgjigjemi çdo situate
Next post Zgjedhja e presidentit/ Nuk u pa në kamera, momenti kur Rama “zë ngushtë” Mimi Kodhelin