
Edi Rama dhe Najada Como
TIRANË– Shefja e infektivit, Najada Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama gjatë konferencës së ditës së sotme në përmbyllje të mandatit të dytë qeverisës.
Ai tha se doktoresha e ndien për detyrë të jetë e pranishme pranë kolegëve të saj në Spitalin Infektiv, në këtë kohë kur varianti Delta ka nisur të përhapet. Kryeministri Rama e cilësoi vendimin e saj si përgjegjshmëri të lartë profesionale, teksa tha se lufta me koronavirusin ende nuk ka përfunduar.
“Jam i prekur nga komunikimi me doktoreshën Najda Çomo, më kërkoi të pranoja tërheqjen e saj nga roli i deputetes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik, kur Delta nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive. Një shembull kuptimplotë i përgjegjësisë së lartë për detyrën. Lufta nuk ka mbaruar vjeshta e dimri mund të jenë të vështirë, por falë mjekëve janë shpëtuar me mijëra jetë dhe Shqipëria po mbyll një sezon turistik të hapur për të gjithë”, tha Rama.
Ndërkohë pas dorëheqjes së Najada Çomos, mandatin e deputetit në Partinë Socialiste mendohet se do e marrë Pandeli Majko.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.