
Caroline Crouch dhe Babais Anagnastopulos
ATHINË– Policia ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e të resë 21-vjeçare në Greqi, Caroline Crouch. Dyshohet se bashkëshorti i saj të jetë organizatori i krimit.
Babais Anagnastopulos është ndaluar gjatë ceremonisë përkujtimore të 21-vjeçares që po zhvillohej në ishullin Alonisos dhe më pas është shoqëruar me helikopteri në Drejtorinë e Policisë së Atikës.
Ai do të japë sërish dëshmi dhe do t’i përgjigjet disa pyetjeve që kanë ngelur mister dhe që ngrenë dyshime se ai ka qenë bashkëpunëtor në krim.
Do të japë një sqarim për zhdukjen e kartave të kamerave së sigurisë, pak orë pas krimit dhe përpara se forcat policore të mbërrinin në vendgjarje.
Do të përgjigjet se cfarë ndodhi me pas në banesën e tyre, si ajo u pastrua pa lënë asnjë gjurmë nga autorët dhe si Anagnastopulos komunikoi me familjarët e tij gjatë momentit që ai ishte i lidhur pas karriges nga grabitësit.
Ai do të shpjegojë ndryshimet në orën e viktimës që zhduku të dhënat e rrahjes të zemrës së saj, duke mos identifikuar dot orën e saktë të vdekjes.
Gjithashtu, bashkëshorti i viktimës, do të japë dhe një sqarim lidhur me kushtet e një kontrate të sigurimit, e cila ishte kryer vitin e fundit nga viktima, qe thoshte nëse Caroline do të humbte jetën, familjarët e saj do të përfitonin 1.000.000 euro.
Hetimet do të vazhdojnë intensivisht, ndërsa priten deklaratat për zbardhjen e ngjarjes.
Bashkë me Anagnostopulos, në Drejtorinë e Policisë është shoqëruar edhe një person tjetër.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.