
Paulin Preka
SHKODËR– Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Paulin Preka, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Mësohet se ai ka ndërruar jetë, pas një sëmundjeje të rëndë që përjetoi në Itali, ku edhe jetonte për shumë vite bashkë me familjen e tij.
Aktori i njohur, emrin e tij të vërtetë e kishte Palok Prek Gjergji, por Paulin Preka u thirr nga shoqëria, e më pas nga të gjithë shqiptarët.
Ai është nderuar me titullin “Artist i merituar”. Për rreth 9 vjet punoi si aktor drame, kuinterpretoi në disa role kryesore, ndër të cilët mund të veçojmë dramatizimin e romanit “Këneta.
Pas viteve 1990 janë një sërë premierash të shkruara si librete të vëna në skenë, ku spikasin materialet e “Ndihmave humane”, “Liçensa”,, “Dasme e Refikut” e mandej në këto vite materiale që kanë mbetur në kujtesen e spektatorëve si “Krapi”, “Kena harru baben”, “Urgjenca”, “Pikniku 1977 e 1997”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.