Ndeshja me Poloninë e Lewandowskit, vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Botëror

Koha e leximit42 sekonta

VARSHAVË– Kombëtarja do të zhvillojë sot ndeshjen në Varshavë me Poloninë e Lewandowskit, rezultati i së cilës do të tregojë nëse shqipet do të kualifikohen ose jo në Botëror.

Loja do te nisi në orën 20:45 në stadiumin PGE Naradoëy, ku mbrëmë futbollistët kryen stërvitjen e fundit.

Në portë do jetë Etrit Berisha që do mbajë edhe shiritin e kapitenit. Treshja e mbrojtjes luan e gjitha në Serinë A me Kumbullën, Ismajlin e Gjimshitin. Nga krahët Hysaj e Trashi. Në mesin e fushës do të jetë Bare, Gjasula e Abrashi ndërsa në sulm do jetë Cikalleshi e Manaj.

Në një konferencë, tekniku Edy Reja u shpreh se kanë respekt për cdo kundërshtar, por aspak frikë prej tyre.

Ndërkohë, kapiteni Etrit Berisha, tha se strategjia është të shfrytëzosh gabimet e kundërshtarit, por megjithatë, Polonia mbetet një ekip i fortë.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Qeveria e re “Rama 3”, Basha: Raporti i OSBE konfirmon mashtrimet e 25 prillit, loja po vijon me bedelë të rinj
Next post Maqedoni e Veriut ende shpresë për hapjen e negociatave në dhjetor