
Enca dhe Loredana
Këngëtarja Enca ka ironizuar Loredanën për faktin se ajo nuk tregoi vendndodhjen e vërtetë të saj në rrjete sociale, duke gënjyer kështu ndjekësit e saj.
Loredana së fundmi ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë, ku u takua me Ledri Vulën dhe familjen e tij. Më pas ajo ndau në rrjete sociale disa imazhe shumë të ëmbla me Poem Blu, vajzën e reperit.
Gjithashtu Loredana ndau disa foto me Ylli Limanin, me të cilin po përflitet se do të vijë me një bashkëpunim.
Por ndjekësit e saj kanë vënë re se në postimet e saj, Loredana nuk ka treguar vendndodhjen e sa të vërtetë.
Reperja ka vendosur si lokacion në postime ishullin Mykonos, që ndodhet në Greqi, ndërkohë që dihej se ajo ndodhet në Shqipëri. Po ashtu ndjekësit kanë vënë re në një postim të Loredanës targa shqiptare në një makinë.
Për këtë arsye, Enca e ka thumbuar në rrjete sociale. Ajo ka postuar në “Instastory”, një foto të sajën ku shihej në liqenin e Pogradecit dhe shprehet se ndihet shumë e lumtur se ndodhet atje për pushime.
Fillimisht në një video ajo ka vendosur si lokacion “Brazil”, por më pas ka zbuluar se ndodhet në Pogradec.
Në një postim tjetër, ajo shkroi:
“Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që simbolizon një njeri gënjeshtar.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.