Në datat 29-30 qershor (me dëshirë) do të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve mbi 18-vjeç

Koha e leximit1 minuta, 35 sekonta

VLORË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se datat 29 dhe 30 qershor do të jenë ditë vaksinimi të hapura për qytetarët mbi 18-vjeç.

Ajo ka njoftuar se qytetarët që janë të interesuar të vaksinohen, duhet të aplikojnë në E-ALBANIA dhe më pas do tu njoftohet se në vendi i vaksnimit.

“Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të ISHP, ne kemi vendosur -ashtu sikurse edhe në shumë vende në Botë e kanë praktikuar- që e marta dhe e mërkura e ardhshme të jenë ditë vaksinimi të hapura. Pra datat 29-30 qershor do të jenë ‘open days’ për vaksinimin e popullatës plus 18 vjeç. Ne do të përdorim platformën e-Albania, që të gjithë qytetarët që janë të interesuar për t’u vaksinuar, të mund të aplikojnë nga dita e nesërme, e diela dhe e hëna për të kërkuar për t’u vaksinuar dhe sistemi E-Albania do të njoftojë vendin e vaksinimit, sipas qyteteve dhe do të jenë kryesisht qendrat e vaksinimit të përqëndruar ato të cilat do realizojnë vaksinimet për ditët e hapura”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh se procesi i vaksinimit po shkon mirë duke arritur vaksinimin e 70 përqind të popullsisë mbi 70 vjec  dhe duke ndërgjegjësuar të rinjtë të vaksinohen, pasi varianti Delta mund të jetë i rrezikshëm dhe për ta.

“Vaksinimi po ecën mjaft mirë. Kemi një mbulesë mjaft të mirë vaksinale sidomos tek personat mbi 70 vjeç, që është një grup mjaft i prekur nga pikëpamja e vdekshmërisë, kështu që është një element i mirë që ne pothuajse, po arrijmë 70 përqind të kësaj grup moshe, por edhe ato grupmoshat e tjera janë goxha mirë dhe prandaj ka rëndësi që ta ulim dhe më tepër grupmoshën, që të ndërgjegjësojmë dhe të rinjtë, sidomos me daljen e variantit Delta, që mund të prekë të rinjtë”, -tha Bino.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post COVID-19/ Në 24 orët e fundit raportohen 7 raste të reja pozitive dhe asnjë viktimë
Next post TIRANË/ 57-vjeçari gjendet i vetëvarur në pemën e oborrit të shtëpisë së tij