
Zv.presidentja e PE-s Katarina Barley
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Katarina Barley flet e zhgënjyer, për mos mbajtjen e premtimeve nga BE–ja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve brenda BE-së që janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe gjithashtu zhgënjyese për disa prej nesh. Kur bën premtime duhet t’i mbash ato. Sapo të rritni pritjet, duhet t’i përmbushni ato. Ajo që kemi parë veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është se BE nuk i ka përmbushur këto pritje dhe nuk i ka mbajtur premtimet që bëri. Parlamenti Evropian punon sa më shumë që të mundet për të mbështetur procesin e pranimit “.
Kjo deklaratë e saj erdhi nga nga një aktivitet i zhvilluar nga “WB2EU”, në të cilin është diskutuar mbi një projekt që mbledh 17 grupe dhe institucione akademike nga BE dhe Ballkani Perëndimor.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.