
Enkelejd Alibeaj
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar rreth përjashtimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, nga grupi parkamentar.
Ai deklaroi se nuk ka ndodhur kurrsesi asnjë lloj përjashtimi i Berishës, por është marrë një vendim nga kryetari i partisë, për një kohë të përkohshme.
Alibeaj tha se vendimi i Bashës ishte si rrjedhojë e kërkesës nga SHBA, derisa cështja e tij të zbardhet. Sipas tij, kjo është një betejë e vetë Berishës dhe nuk mund të jetë betejë e Partisë Demokratike.
Ai u shpreh i bindur se nuk ka asnjë negociatë mes askujt, pasi partia ndodhet para një vendimi të SHBA dhe një kërkese nga Sekretari i Shtetit.
Ndër të tjera, nënkryetari nuk la pa përmenur Ramën, të cilin e akuzoi se ka vjedhur zgjedhjet me krim, me paratë e korrupsionit, duke përdorur administratën dhe patronazhistët.
“Ajo që mund të them është fakti, i kuptuar për këdo, se nëse ka një gjë që nuk do të ndodhë, është fakti që të mund të ndodhë në një mbledhje për një kërkesë për një Kuvend të PD, që të marrë në shqyrtim vendimin e SHBA. Kjo është bërë e qartë për këdo. Kjo parti, demokratët, kushdo tjetër, e ka në ADN e vet politike një nga komponentët më të rëndësishëm pikërisht që ekzistencën e vet PD, orientimi i qartë euro-atlantik i kësaj partie. Nuk ka përplasje mes palëve. Debate po. Kjo parti është krijuar që në gjeneze si grupimi i debateve të njerëzve. Pavarësisht se ka sot një lloj ngarkese emocionale për atë që ka ndodhur, por janë fare të qartë për disa gjëra kardinalë. E para, ai që është kundërshtari ynë politik, por edhe i të gjithë shqiptarëve, është regjimi komunist i instaluar sot; së dyti, ajo që është situata që po e vuajnë sot gjithë shqiptarët. Kjo është një kauzë aq e madhe, që i bën bashkë të gjithë shqiptarët. Së treti, fakti që më 25 prill ky regjim ka vjedhur pushtetin.
Rama ka vjedhur zgjedhjet me krim, me paratë e korrupsionit, duke përdorur administratën, patronazhistët. Ky është fakt, e thënë edhe nga z. Berisha. Kjo nuk ka si të vendoset në diskutim. Është ndjesi dhe bindje e të gjithë demokratëve. Ajo që ka ndodhur më 25 prill, ka qenë grabitje e vullnetit të lirë të shqiptarëve për të rrëzuar këtë lloj regjimi. Edhe ata që mbështesin Berishën janë absolutisht demokratë. Edhe ne demokratët kemi sentimentin tonë njerëzor, absolutisht që këtë s’e mohon njeri. Berisha edhe te kundërshtarët ka influencën dhe sentimentin e vet, dhe kjo dihet. Por, ne ndodhemi para një vendimi të SHBA dhe një kërkese nga Sekretari i Shtetit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.