
Edi Rama
TIRANË– Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja për Aeroportin e Vlorës.
Gjatë fjalimit të tij Rama u shpreh se është nënshkruar kontrata e shumëpritur për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Rama tha se do të sjellë përfitime ekonomike, dhe nga dita e sotme është 100% i financuar.
Rama bëri të ditur se brenda mandatit të tretë aeroporti do të hapet për shqiptarët e për turistët nga e gjithë bota.
“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota.
Politika shqiptare nuk është një hapësirë dashamirëse. Unë e di shumë mirë që Baca Behgjet e ka pasur ëndërr të vjetër që të bënte diçka në Vlorë. Unë besoj që aeroportin i Vlorës është një motorr i ri për ekonominë. Do të hapim katër porta nga qielli. Do t’i hapim me durim të madh” shprehet Rama.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.