Nga orari, kalimi në kufi e vaksinimi me detyrim; Komiteti Teknik njofton masat e reja antiCOVID

Koha e leximit2 minuta, 3 sekonta

TIRANË– Në mbledhjen e ditës së sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi masat e reja antiCOVID që do të hyjnë në fuqi nga data 1 shtator.

Komiteti vendosi të shtyjë orën policore nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Zv.Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli deklaroi se qytetarët që do të hynë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë tre kushte. Ata duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, të kenë testin PCR brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Qytetarët që nuk plotësojnë asnjë nga këto kushte, do të karantinohen për 10 ditë.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme u njoftua vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë mjekët, mësuesit e studentët, si dhe është lënë në fuqi përdorimi i detyrueshëm i maskave në ambjente të mbyllura.

“Komiteti Teknik ka ndjekur me vëmendje dinamikën e COVID-19 në Shqipëri, në Rajon e në Botë. Ajo që është vënë re është që indikatorët në Shqipëri gjatë kësaj jave kanë treguar tendencë përkeqësimi. E kam fjalët për rastet ditore dhe incidencën dy javore. Duke analizuar më në thellësi shkaqet që çojnë në këtë përkeqësim, komiteti teknik ka marrë vendim për disa masa. Duke filluar nga data 1 shtator, ora policore do të shkojë në 23:00 deri në orën 6:00. Qytetarët që hynë në Republikën e Shqipërisë duhet të paraqesin tre kushte, të paraqesin certifikatën e vaksinimit. Të kenë testin PCR brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen të tilla rregullave.

Qytetarët rezidetë që nuk kanë këto tre rregulla, duhet të vendosen në karantinë 10 ditore. Komiteti Teknik ka vendosur të detyrueshëm vaksinimin për bluzët e bardha, mësuesit dhe studentët. Përjashtim do të bëhet për ata që kanë indikacion mjekësor për mosbërjen e vaksinës, që do të vlerësohet me përgjegjshmëri.

Për studentët bëjmë thirrje për vaksinim brena muajit shtator, e të lehtësohet ecuria e procesit shëndetësor. Në Aeroporte do të lejohen të hyjnë pasagjerët që udhëtojnë, duke përjashtuar të afërmit e tyre. Ata duhet të jenë të pajisur me maska. Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, e në ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik”, -tha Rakacolli.

Këto vendime kanë ardhur si pasojë e përkeqësimit të situatës së COVID-19, ndërkohë muaji shtator, është muaji i hapur për vaksinimin e personave mbi 18 vjec.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Nënkryetari i LSI jep dorëheqjen nga partia: Nuk mjaftoi puna as kontributi im, mbaj përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit
Next post Prej 3 ditësh, Parku Kombëtar i Prespës është i përfshirë nga flakët, situata vijon të jetë problematike (Fotot)