Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 23, 2021

Nga Sllovakia, Papa Françesku i bën thirrje Evropës të tregojë “solidaritet” gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga COVID-19

2 min read

Papa Françesku

BRATISLLAVE– Gjatë vizitës së tij në Sllovaki, Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të tregojë “solidaritet” gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia COVID-19.

Ai i cilësoi pandeminë si testin më të madh të kohës.

“Na ka mësuar se sa e lehtë është – edhe kur jemi të gjithë në të njëjtën anije – të tërhiqemi dhe të mendojmë vetëm për veten tonë”, tha Papa.

Sllovakia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19, me përqindjen më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve. Papa u shpreh se tashmë pritet një rritje ekonomie.

“Pas muajve të gjatë dhe të mundimshëm të pandemisë, plotësisht të ndërgjegjshëm për vështirësitë përpara, jemi në pritje të një rritjeje ekonomike, që do të mbështetej edhe nga planet e Bashkimit Evropian për rimëkëmbje”, tha Papa në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllavë.

Një ditë më përpara, Papa ka vizituar Hungarinë, ku permendi “kërcënimet nga antisemitizmi”. Ai e cilësoi si një fitil dhe tha se mënyra më e mirë për të ta fikur, është bashkëpunimi.

Kujtojmë që në muajin korrik, Papa i është nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë dhe këto janë vizitat e tij të para.

/Zoguu.al/