
“Nga të tuat çfarë të ka mbetur?”, Luana Vjollca i përgjigjet publikisht ndjekësit
Moderatorja Luana Vjollca, e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për publikun, së fundmi është kritikuar për operacionet plastike në trupin e saj.
Ajo ka publikuardisa imazhe të reja në “Instagram”, në të cilat shihej e veshur me një “top crop” dhe me pantallona të zeza. “I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi Luana krahas fotove.
Përvec shumë komenteve pozitive nga fansat e saj, një prej ndjekësve i shkroi: “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”.
Luanës nuk i ka shpëtuar ky koment, të cilit iu përgjigj publikisht. “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”.
Moderatorja nuk ka zbuluar se me cfarë do të angazhohet në szonin e ri televiziz. Ajo nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.
Kujtojmë se këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”.
Përveç moderimit, Luana është angazhuar prej vitesh dhe në muzikë. Ajo solli në fillim të verës këngën e re me titull “1 mijë vjet”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.