
Ilustrim
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, i cili do të zgjasë deri në datën 27 shtator.
Instituti i Shëndetit Publik publikoi udhëzimin me masat anti-COVID që duhen respektuar nëpër shkolla.
Të gjithë mësuesit, sanitaret si edhe rojet duhet të vaksinohen brenda datës 30 shtator. Mësuesit që nuk janë vaksinuar deri në afatin e caktuar, do të duhet të paraqesin një raport nga mjeku ku shpjegohet arsyeja e mos vaksinimit.
Ndërkohë për nxënësit është e detyrueshme mbajtja e maskave si edhe respektimi i distancës fizike mes tyre 1.5 metra, në mënyrë që të shmanget transmetimi i Covid-19.
Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, të cilat do të bëhet duke u dezinfektuar dhe sipas rregullave të caktuara, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.
Mësimi plotësues për arsimin parauniversitar do ti ndihmojë nxënësit të mbushin mangësitë e krijuara nga viti i kaluar dhe do ti ndihmojë ata për nisjen e vitit të ri shkollor.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.