Një 60–vjeçar gjendet i vdekur në Librazhd, dyshohet për vetëvrasje
Koha e leximit22 sekonta
Librazhd- Ditën e sotme në fshatin Polis Qendër, në qytetin e Librazhdit, është gjetur i pa jetë një 60–vjeçar.
60 vjeçari është indentifikuar si Xhevahir Shkurti, i cili ishte i infektuar me COVID–19.
Mësohet se i ndjeri është gjetur i pa jetë në banjon e jashtme të banesës së tij, ku dyshohet se 60–vjeçari është vetëvrarë duke përdorur një thikë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.