
Novela “Paradise” e romancierit afrikan “rrëmben” çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2021
STOKHOLM– Abdulrazak Gurnah, është romancieri afrikan i cili ka “rrëmbyer” këtë të enjte Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2021, me novelën “Paradise”.
Ky çmim, sipas jurisë, ju dha me arsyetimin se ka arritur të “depërtojë pa kompromis dhe me dhembshuri në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit midis kulturave dhe kontinenteve”.
Gurnah është bërë laureati i ri i Nobelit në Letërsi duke u nderuar me Çmimin më të lartë në këtë fushë.
Po kush është Abdulrazak Gurnah?
I lindur më 1948, edhe pse pak i njohur në Shqipëri, autori është me një famë që i ka kaluar kufijtë nëpër botë. I rritur në ishullin Zanzibar, Gurnah ka shkuar si refugjat në Angli në vitet ’60. Ai ka shkruar dhjetë romare dhe disa tregime. Komiteti i Nobel deklaroi se tema e trajtimit të çështjes së refugjatit përshkruhet gjerësisht në punën e tij.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.