
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj
Në një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, këngëtarja Eni Koci, e cila është në një lidhje dashurie me Genc Prevlukaj, është shprehur se nuk beson se do të bëjnë dasëm.
Ajo tha se të gjitha ceremonitë simbolike i kanë bërë vetëm me familjet e tyre.
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Ata kanë vite që e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe nuk ngurrojnë asnjëherë që të shprehin të gjithë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Përvec pyetjeve në lidhje me marrëdhënien me Gencin, ajo mori një sërë pyetjesh të tjera lidhur me jetën e saj.
Një tjetër ndjekës i ka drejtuar pyetje në lidhje me eksperiencën e saj të vaksinimit.
“Dozen e pare e mora para pak ditesh. Asnje mundim vetem nje dhimbje shume e lehte e krahut ku u be vaksina…por qe kaloj per 2 dite”, është shprehur artistja.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.