
Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohet i riu me patentë false në Pogradec
POGRADEC– Një i ri 21-vjeçar nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe për këtë arsye është arrestuar.
Shtetasi 21- vjeçar me iniciale K.P, banues në Maliq, Pogradec, ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Benz” dhe ka kundërshtuar policinë kur ata i kanë thënë të ndalonte. Më pas ai është kapur dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.