“Open Ballkan”, kundërshtimet e reja kundrejt nismës ballkanike
Nga Marina Kërceli
Iniciativa “Open Ballkan” është parë si vazhdimësia e “mini-Shengenit” ballkanik, gjë për të cilën shteti i Kosovës e ka kundërshtuar edhe më parë. Por ndër shtetet e para që mbështetën këtë iniciative, kanë qenë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Kjo ka sjellë që për pasojë kryeministri i Shqipërisë, si dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në pozitë të vazhdojnë përplasjet në distancë rreth idesë për një Ballkan të Hapur, ose siç e njohim tashmmë “Open Ballkan”. Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se “Open Balkan” nuk është krijuar për të përjashtuar asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por për të ndaluar “veton bllokuese dhe teoritë e konspiracionit”.
“Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme që gjashtë vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Faktikisht procesi i dakordësimit mes gjashtë vendeve është procesi i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën, që një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin.
“Open Ballkan” mund të dështojë pasi pavarësisht se është nënshkruar nga tre vende pjesëmarrëse, si Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, ky Open Ballkan ndjeu tre mungesa rrënjësore nga Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovinë. Iniciativa e nisur dikur, e njohur si Minishengeni Ballkanik, e ndryshuar së fundmi dhe e nënshkruar si Open Ballkan, pavarësisht se po i mëshon fort mundësive që do t’i ofrojë rajonit, po shihet se do të përfundojë pa rezultat. Shihet kështu nga një pjesë e mirë e atyre që arsyetojnë dhe po analizojnë rreth kësaj iniciativë, pasi së pari për të arritur qëllimin e saj të vërtetë për një Ballkan të hapur, në këtë iniciative duhet të ishin përfshirë të gjithë vendet, së bashku me vullnetin për ta kthyer këtë zotim në diçka konkrete, ose e thënë më thjesht, të bëhej realitet. Pra, parë nga ajo që është folur dhe diskutuar deri më tani, kjo iniciative jo vetëm që nuk është mbështetur, por është kundërshtuar që prej fillimit. Si arsye kundërshtuese rreth “Open Ballkan” që këto tre vende japin, lidhet me faktin se e kaluara e errët e Ballkanit nuk harrohet dhe se shtetet pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor nuk besojnë tek njeri-tjetri, pra jo aq fort sa për t’u bashkuar për një treg të përbashkët. Për pasojë, ky kundërshtim i kësaj nisme e përçoi mesazhin edhe tek BE-ja. Për vetë faktin se ajo vazhdon të shihet si destinancioni i vetëm dhe final i këtyre shteteve, ku dhe besojnë më tepër. Vlen për tu theksuar se deri më tani bashkëpunimin e do më së shumti Shqipëria, ndërsa Kosova e kundërshton.
Iniciativa e mini-Schengen që tashmë ka marrë emër të ri duke u quajtur “Ballkani i Hapur”, ka filluar të hapë edhe një “luftë” të re tregtare mes Kosovës e Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se kompanitë serbe kanë përfitime të mëdha nga “Ballkani i Hapur”. Ai deklaroi, si shembull, faktin se janë 5,300 kompani nga Serbia që punojnë vetëm në Maqedoninë Veriore. Vuçiç ka thënë se ky është vendim historik, dhe nëse vendet që marrin pjesë në të do të jenë në gjendje ta zbatojnë atë, mbetet për t’u parë. Ndër të tjera, Serbia nuk e njeh publikisht gjenocidin që ka ushtruar në Kosovë dhe Ballkan. Pa u rregulluar kjo çështje, Kosova nuk mund të shkojë më larg dhe nuk mund të ulet në tavolinë me njerëz që nuk e njohin. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po shkojnë drejt një bashkimi doganor që do ta ndajë atë nga Kosova.
Po aq me rëndësi është dhe fakti se, për aq kohë sa Serbia nuk e pranon Kosovën, dobia që ka Kosova në “Open Ballkan” është zero. Sakaq, “Open Balkan” është një projekt me sherr për gjithë rajonin, kurse për shqiptarët si komb edhe më i tmerrshëm. Është një shmangie e madhe nga procesi euro-integrues i Berlinit, tregu i përbashkët rajonal, i cili është një formulë integruese e institucionalizuar, shumë më e ekuilibruar ndaj interesave politike, gjeopolitike dhe ekonomike e zhvillimore të vendeve të rajonit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.