
Foto ilustruese
DURRËS– Pas një kontrolli antidrogë, Policia ka gjetur drogë brenda një kontenjeri me banane në Portin e Durrësit.
Mësohet se komapnia që impononte bananet i ka magazinat në Tiranë, ndërkohë po vijon peshimi i drogës së sekuestruar për të zbuluar sasinë totale.
Operacioni nuk ka përfunduar ende dhe Policia Kufitare po kontrollon cdo kontenjer që hyn në Portin e Durrësit.
Kujtojmë që këtë verë, Policia arriti të sekuestroi një sasi droge të fshehur brenda një kontenjeri me banane, e cila vinte nga vendet e Amerikës Latine.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.