Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, 38 urdhër arreste, mes tyre policë dhe prokurorë

Koha e leximit1 minuta, 18 sekonta

TIRANË– Një operacion kundër trafikimit të drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave ka nisur nga Shqipëria dhe Drejtoria e Hetimit Antimafia Italiane, ku si rrjedhojë janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë, mes tyre policë dhe prokurorë.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni është arrestuar prokurori i Vlorës, Maksim Sota. Eshtë dënuar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nën akuzën për korrupsion.

Ai ka qenë kandidat për SPAK dhe në 2019 u intrervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua në fazën e parë.

Bashkë me Sotën, u arrestua ish-nën drejtor i Vlorës, Ilirjan Balla, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve, të cilit i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

I arestuar ka mbetur dhe drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti, i cili më parë ka qenë i përfshirë një një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pas një sherri për vendin e parkimit, ku Kurti plagosi babë e bir, Eqrem dhe Erkid Kazazin, i cili në atë kohë ishte kryetar i Forumit Rinor të PD dhe një kalimtar të rastit. Në atë kohë ai nuk mbante asnjë post politik. Në 2014, Kurti ka mbajtur postin e Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, më pas dha doëheqjen nga akuzat e PD, por u emërua sërish në këtë detyrë.

U vu në pranga gjithashtu Festim Lelaj, ish nënkomisar i Policisë së Fierit, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh, 2.5 tonë kanabis.

/Zoguu.al/

 

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Prokurorët e New York akuzojnë kompaninë e Trump për mashtrim dhe korrupsion për përfitime financiare
Next post Pas ndalimit të përdorimit të saj, Danimarka u dhuron 1 milion vaksinash AstraZeneca vendeve të Ballkanit Perëndimor