Opinion| Kush po ju’a vjedh naftën shqiptarëve?

Koha e leximit4 minuta, 30 sekonta

Nga Leons Hasani – Publikuar Zoguu.al

Sot shqetësimi kryesor i qytetarëve shqiptar janë çmimet e larta, rritja e kostove të jetesës, si dhe një përgjigje e vonuar për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Situata aktuale ekonomike në Shqipëri kohët e fundit është ndikuar dhe renduar si nga faktorët e jashtëm po ashtu edhe nga faktorët e brendshëm.

Pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukraine konsiderohen si faktor të jashtëm që kanë dhënë efekte negative në ekonomi. Ndërkohë element të tjerë si performanca e shtetit me financat publike, politikat fiskale dhe performanca e bizneseve që kanë në menaxhim burimet natyrore konsiderohen si faktor të brendshem.

Një nga problemet me egzistenciale te ekonomisë që në periudhën e antikitetit ka qënë “menaxhimi i burimeve natyrore me efiçence dhe shpërndarja e drejtë e tyre tek qytetarët”. E në fakt ajo se çfare po ndodh me burimet natyrore të vendit tonë dhe kompanitë shfrytezuese të këtyre burimeve bie ndesh me parimin e mësipërm.

Nafta është një prej pasurive nëntokesore që natyra dhe Zoti ka falur shqiptarëve me bollek. Një burim natyror që ka filluar të shfrytezohet që në luftën e pare botërore nga italianët, e me pas nga shteti komunist dhe sot që flasim nga kompania kineze Bankers Petroleum.

Edhe pse kompania kineze Bankers Petroleum shfrytezon nje burim të rëndësishëm natyror te Shqipërisë siç është nafta ajo nuk i paguan buxhetit të shtetit as edhe një cent sepse deklaron gjithmonë fitim zero, e bazuar kjo në kostot e mëdha të transportit dhe cilesine e dobët të naftës. Në kohën kur buxhetit te shtetit i nevojiten para për të amortizuar çmimin e larte te naftës në treg, por edhe të produkteve të tjera kompania në fjale vazhdon të keqmenaxhoje burimet natyrore të naftës, të krijojë ndotje të jashtëzakonshme mjedisore në zonat ku kryen veprimtarinë, si edhe të sjellë një dem ekonomik të vlerësuar në miliona dollar per qytetaret dhe vendin.

Kompania kineze Bankers Petroleum jo vetëm që po ushtron aktivitetin pa një plan vjetor të aprovuar, por ajo gjithashtu kërkon nënshkrimin një kontrate të re 5 vjeçare sipas kushteve te saja, ne gjuhën kineze. Sigurisht një kontratë e shkruar në gjuhën kineze do te ishte nje dominim absolut i tyre mbi menaxhimin e burimeve natyrore të naftës, manipulimeve te ndryshme, dëmit ekonomik, por edhe atë të sigurisë kombëtare.

Institucionet ligjzbatuese duhet te luajnë rolin qe ju ngarkon lign për të mbrojtur pasuritë dhe burimet natyrore te qytetarëve shqiptare nga abuzimi dhe vjedhja e kompanive mashtruese. Nese shqiptarët sot varfërohen dhe janë të detyruar të paguajnë produkte dhe shërbime me çmime shumë here me te larta sesa çmimi i tyre real në treg, atëhere të gjithë ne duhet ta dimë se një nga shkaktarët kryesor të këtij realiteti ekonomik jane kompanitë mashtruese që abuzojnë me burimet natyrore, e si rrjedhojë nuk prodhojnë mirëqenie ekonomike për qytetaret.

Kembngulja dhe lobimi i kompanisë kineze Bankers Petroleum për të firmosur me qeverinë shqiptare një kontratë të re 5 vjeçare dhe për më tepër në gjuhën kineze, tregon dinakerine dhe dashakeqësinë për ta interpretuar këtë kontratë në favorin dhe interesin e tyre në të ardhmen. Nenshkrimi i nje kontrate të tillë nga pala shqiptare do të sillte më shumë abuzime dhe vjedhje në këtë sektor, më shumë degradim të mjedisit dhe vendburimeve te naftës, dhe sigurisht me shume mbrojte ndaj kësaj kompanie kundrejt manipulimeve që ajo ka kryer dhe do vazhdojë të kryeje në favor të interesave të saj. Ndaj nevojitet një reagim i fortë qytetar, duke mbështetur ekspertët dhe juristët e fushës për të mos lejuar që një gje e tillë të ndodhi pasi kjo do të përbënte precedentin e kolonializimit të burimeve të naftës shqiptare nga një kompani kineze.

Qeverisë shqiptare i lind detyra të njihet me pasojat e firmosjes së kësaj kontrate duke u konsultuar me qytetarët, ekspertët dhe grupet e interesit. Nese kjo kompani aktualisht realizon aktivitetin e saj pa patur një plan vjetor të miratuar imagjinoni se çfarë mund të bëj nesër me një kontratë të firmosur në gjuhën kineze, ku interpretimin e neneve të kontratës do ta bëjë sipas frymës dhe kuptimit të kësaj gjuhe, në favorin e tyre. Në këtë rast pala shqiptare do të ishte e pafuqi për të kontrolluar sipas legjislacionit shqiptar veprimtarinë e Bankers Petroleum dhe në këtë mënyrë do t’i sillte shtetit një dëm ekonomik dhe mjedisor prej miliarda dollaresh

Ndaj ne si shqiptarë nuk duhet të harrojmë se çfrarë prodhojë sistemi komunistë në vendit tonë dhe sigurisht sot duhet ta njohim shumë mirë realitetin e sistemit komunist kinez per te kuptuar se çfare behet me pasuritë që kompanitë kineze marrin nga Shqipëria dhe i dërgojne në shtetin kinez. Qeveria kineze sot ngjashëm si qeveria komuniste e shqipërisë dikur përdorë paratë për të presekutuar, internuar dhe burgosur Ujgurët, të cilët i përkasin besimit Islam. Ndjeshmëria dhe ndergjegja njerëzore nuk mund të na lejoj ne, së pari si qytetar dhe së dyti si shtet të mbyllim sytë kur kompanitë kineze abuzojnë me pasurit ë tona kombëtare, dhe aq më pak të heshtim kur ato transferojnë paratë në shtetin e tyre, dhe me këto para shtypin, rahin, burgosin dhe internojnë ugurët musliman.

Shqipëria është një vend që aderon të bëhet pjesë e modeleve ekonomike që ngrihen mbi parimet e demokracisë dhe vlerave më të larta shoqërore. Si e tillë shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të distancohet nga vendet te cilat aplikojne modele komuniste sepse ato nuk prodhojnë gjë tjetër përveçse sistemeve diktatoriale.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ndryshimi i ri në Messenger, çfarë do t’u ofrojë përdoruesve
Next post Nafta shqiptare monopol i kompanisë kineze- E vërteta e shfrytëzimit të naftës shqiptare prej kompanisë kineze