
Ramë Lahaj
Këngëtari i operas Ramë Lahaj, i ka dedikuar disa fjalë të ndjera nënës së tij, e cila humbi jetën ditën e djeshme, vetëm 2 orë para koncertit të tij në Prishtinë.
Lahaj ka postuar një foto në “Instagram”, ku shihet duke i prerë thonjtë e këmbës nënës së tij, e cila qëndronte në një karrocë me rrota, duke e shoqëruar me shkrimin prekës:
“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi. “Gabeli jot”, shkruan ai.
Edhe pse nëna e tij ndërroi jetë 2 orë përpara koncertit të tij, artisti nuk u ndërpreu performancën në Prishtinë. Pak caste pas koncertit, Lahaj njoftoi për vdekjen e së ëmës me një postim në rrjete sociale.
“Miq, shokë e dashamir,
nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin.
Familja Lahaj
Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”- ka shkruar ai.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.