“Palët të pranojnë rezultatet e çertifikuara nga KQZ”, Soreca: 50 ekipe të BE-së në qendrat e votimit

Koha e leximit1 minuta, 21 sekonta

TIRANË– Bashkimi Evropian dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe në qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë. Lajmin e bër të ditur ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ku theksoi përsëri rëndësinë e votës së lirë.

Ai ka përsëritur thirrjen që palët mos të bëjnë shpallje të parakohshme të rezultateve të votimit dhe të pranojnë rezultatet e çretifikuara nga KQZ.

“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim  takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit.

Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës.

BE dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. BE do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Xhensila Myrtezaj shfaqet e mrekullueshme gjatë përgatitjeve për klipin e ri
Next post Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit; rritje e lehtë e rasteve të reja