
Foto ilustruese
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, do të presë ditën e sotme për një takim, delegacionin e OSBE/ODIHR-it, kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë e LSI-së dhe do të flitet për zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë që delegacioni i OSBE-së zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, ku diskutuan për raportin përfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konkluzionet dhe rekomandimet.
Pasi falenderoi përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin e tyre para dhe pas zgjedhjeve, Gjiknuri shprehu gatishmërinë e mazhorancës për t’u ulur në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.