
Aldo Rama dhe Saimir Hoxha
LEZHË– Policia e Shtetit ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lezhë, ku oficeri i policisë, Saimir Hoxha, mbeti i vrarë, pasi u qëllua nga 21-vjecari, Aldo Rama.
Ditën e martë, policia ishte informuar për ekzistencën e një miniparcele të kultivuar me bimë narkotike, në zonën Kune Vain dhe tre punonjës policie shkuan në vendngjarje. Pas kontrollit dhe konstatimit të parcelës me narkotikë, ata gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies, 62 bimë narkotike.
Gjatë kthimit nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, punonjësit e policisë janë shkëmbyer me automjetin tip “Volkswagen” me targa AA984TL, në vendin e quajtur Vain. Më pas, ky automjet ka filluar të ndjekë nga pas automjetin e policisë teksa lëvizte.
Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Personat brenda e kanë ndaluar automjetin dhe i janë bindur urdhërit të policisë. Shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe janë kontrolluar fizikisht nga Policia. Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, Aldo Ramaj, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba atë, duke e plagosur rëndë. Gjatë transportit për në spital, ai humbi jetën.
Rama më pas ka kaluar në vendin e shoferit dhe është larguar me atë automjetin. Efektivët kanë qëlluar me armët e shërbimit për të ndaluar të riun, por ai ka dalë jashtë makinës dhe ka vrapuar duke u fshehur.
Menjëherë, Policia, forcat special Renea, Reparti i FNSH Shkodër dhe Reparti i FNSH Tiranë ngriten pika kontrolli dhe kufizouan zonën.
Konstatimi i vendit ku fshihej autori u bë i mundur pas disa orësh përpjekje duke përdorur dronë, qentë e kërkimit, si dhe helikopterin. Ai gjendej në afërsi të argjinaturës në Lagunën e Vainit.
Ata kanë rrrethuar vendin dhe i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rreth 45 minuta që autori të vetëdorëzohej. Shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por është vetëplagosur në kokë me armën tip TT, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po kështu, në cilësinë e proves materiale u sekuestrua një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 milimetra si ato që përdorin pistoletat TT. Autori i vetëplagosur është transportuar me barelë menjëherë deri në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”, më pas është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë me autoambulancë. Më pasi, ai është në Spitalin e Traumës Tiranë, ku pas disa kohvsh, ka ndërruar jetë.
Në përfundim të kryerjes së veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
2. Armando Marku , 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
3. Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
Aldi Rama, 21 vjeç, banues në Lezhë, akuzohej për veprën penale “Vrasjes e punonjësve të Policisë së Shtetit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municonit”. Ai ka qenë i dënuar më parë me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lë ndë ve narkotike”, Gjithashtu ky shtetas rezulton të jetë arrestuar me burg më datë 20.10.2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndë ve narkotike”, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike canabiss sativa. Pas disa kohësh, Gjykata e Rrethit Lezhë, ka vendosur shuarjes së masës së sigurimit arrest me burg dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.