
Vaksina AstraZeneca
KOPENHAGË– Danimarka ka vendosur të dhurojë 1 milion vaksina për 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë vaksinat AstraZeneca.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, i cili tha se këto vende kanë nevojë për vaksina dhe duhet të jemi të bashkuar në luftën kundër pandemisë.
Danimarka i ka porositur dhe i ka paguar vaksinat tek kompania AstraZeneca, por ato ende nuk kanë ardhur, pasi shteti danez ka vendosur mos ti përdorë më.
Qeveria ka ndaluar përdrimin e këtyre vaksinave që në muajin mars, pas raporteve se ajo shkakton mpiksje gjaku. Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë paralajmëruar që vaksina AstraZeneca edhe mund të shkaktojë mpiksje gjaku, por përfitimet nga kjo vaksinë i tejkalojnë rreziqet, ndaj rekomandohet që vaksinimi të vazhdojë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.