
Pas një konflikti qëlloi me armë zjarri qytetarin në Gjilan, Gjykata jep vendimin për zyrtarin policor
GJILAN– Gjykata Themelore ka vendosur masën e sigurisë me 25 vite burg për zyrtarin policor, autor i vrasjes së një qytetari në Gjilan.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 29 dhjetorit të vitit 2019 në rrugën “NATO 99”, në Gjilan. Gjatë udhëtimit me automjetin e tij, shtetasi V.H është përfshirë në një aksident me një kamion, i cili drejtohej nga shtetasi L.S.
Pas aksidentit, personat në fjalë janë konfliktuar dhe shtetasi V.H ka qëlluar me armë zjarri viktimën, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.12.2019, rreth orës 04:50 minuta në rrugën “NATO 99”, në Gjilan, i pandehuri V. H. (zyrtar policor), gjersa ishte duke vozitur veturën e tij shkaktohet një aksident trafiku me kamionin të cilin ishte duke e drejtuar L. S, tani i ndjerë. Deri tek ngjarja tragjike ka ardhur, kur pas aksidentit të ndodhur ka filluar kacafytja dhe kërcënimet e sharjet mes personave në fjalë, me ç’rast i pandehuri V. H. me armën e tij zyrtare shtinë në drejtim të viktimës L. S., ku nga plagët e marra në kokë, ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Tek i dyshuari gjithashtu janë gjetur edhe dy revole të tjera të modelit “Bereta 92 Auto” dhe 25 dhe fishekë të llojeve të ndryshëm, i cili të njëjtën ditë në një lokal në fshatin Malishevë të Gjilanit, duke dëgjuar muzikë kishte përdorur armën e tij.
Ai akuzohet per veprat penale “vrasje e rëndë”, “mbajtja në pronësi, kontroll të armëve ose posedimit të paautorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.