
Pas Tiranës, Presidentja e Komisionit Evropian viziton Shkupin, zhvillon takim me presidentin dhe kryeministrin e vendit
Koha e leximit28 sekonta
SHKUP– Pas vizitës në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut.
Në Shkup, Presidentja është pritur nga Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Ajo ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Stevo Pendarovskin, si dhe kryeministrin Zoran Zaev.
Zaev dhe Leyen e kanë përmbyllur takimin e tyre me një konferencë të përbashkë për shtyp, gjatë të cilës, Presidentja u shpreh se Maqedonia e Veriut ka arritur shumë në kohët e fundit dhe se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.