“Për çfarë e kontrolluat makinën, ajo ishte e pastër”, Bardhi përplaset me FSHN: Do të mbani përgjegjësi

Koha e leximit1 minuta, 4 sekonta

ELBASANGazment Bardhi është irrituar pas aksionit blic të FSHN për të kontrolluar makinat që ishin parkuar pranë zyrës së shtabit elektoral të PD.

Ai është përplasur me efektivët duke u kërkuar llogari për këtë kontroll të makinave. Ai u tha se makinat ishin të pastra nuk kishin asgjë brenda dhe ata duhet të luftonin bandat. Taksa efektivët i kerkuan të ruante distancën, Bardhi tha se do të mbajnë përgjegjësi për këtë.

Debati mes Gazment Bardhit dhe policëve

Gazment Bardhi: Procesverbal, cfarë gjete në makinë? Këtu, këtu nuk ke për të ikur, cfarë gjete në makinën që kontrollove? Se atje në shërbim mund të shënosh cfarë të duash ti?

Polici: Mbaj distancën

Gazment Bardhi: Jam në të drejtën time, ke ardhur ti në shtabin tim. Për cfarë e kontrollove makinën? Për cfarë erdhe në shtabin e drejtuesit të forcës më të madhe opozitare? Bandat, bandat, shkoni atje, jo në shtabin tim. Kush të tha thënë dhe cfarë informacioni. Makina është e pastër. Shkoni te bandat.

Polici: Ec çuna, ec

Gazment Bardhi: Do të mbani përgjegjësi secili prej jush që vini në shtabin tim, shkoni te bandat.

Dy ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe dy ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit situata në Elbasan është më e tensionuar se kurrë më parë.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Elita Rudi ndan foton e papublikuar me Gjikon
Next post Bilanci i COVID-19; Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 156 raste të reja infektimi