Përfshihet nga zjarri një dyqan në Durrës

Koha e leximit27 sekonta

DURRËS- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një dyqan në lagjen nr. 13, Durrës.

Policia njofton se zjarri ka rënë në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga zjarri një dyqan në Durrës appeared first on Kruja.info.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Estetika në komunikim, në periudhën e metamodernizmit
Next post Marinat e Ballkanit