Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

Përfundon me tensione takimi i liderëve për dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Serbia nuk pranoi asnjë propozim tonin

3 min read

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zhvilluan sot takimin e nivelit të lartë në Bruksel, i cili përfundoi me tensione dhe debate.

Pas përfundimit të takimit, të dyja palët kanë shprehur pakënaqësi.

Vuçiç deklaroi se gjatë takimit kishte pasur shumë mosmarrëveshje dhe se ai kishte folur ashpër. Kryeministri Kurti, sipas tij, e kishte pyetur se kur do ta njihte Kosovën dhe pas përgjigjes së tij ishin ndezur debatet.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, theksoi Vuçiç.

Gjithashtu Vuçiç theksoi që delegacioni shqiptar ishte i vendosur të mos pranonte asociacionin.

“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit. “Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër ”, tha Vuçiç para gazetarëve.

Ndërkohë ka reaguar dhe kryeministri Albin Kurti, i cili në një postim në “Facebook”, tha se shprehu gatishmëri për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë dhe tregoi qëndrim kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme.

Ai tha se kishte bërë katër propozime në takim:

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.
2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.
3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.
Nga këto, Kurti tha se për propozimin e parë, Serbia nuk u përgjigj, ndërsa 3 të tjerat u refuzuan. Ndërkaq ai i bën thirrje delegacionit serb ti konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve.
U njoftua se kishte papajtueshmëri për axhendën e dialogut të ardhshëm, megjithatë, ai u vendos të zhvillohet përpara datës 25 korrik.
Kurti ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ndërsa Vuçiç nga ministri i jashtëm, Nikola Selakoviç.