October 21, 2021

Zoguu.al

Zoguu.al

Piktura si vepër arti në produktet e përditshme; Njihuni me djalin “maestro”

2 min read
Featured Video Play Icon

Intervistë me Endri Shukullin

TIRANË– Endri Shukulli, 24-vjeçari njihet ndryshe si djali “maestro”. Ai pikturon mbi bluza, xhupa xhins dhe atlete për t’i kthyer ato në vepra arti të personalizuara.  Endri thotë se ideja për të nisur këtë profesion i erdhi para dy viteve.

“Ideja për ta nisur si punë ka nisur bashkë me mikun tim. Si fillim ka nisur me bluze dhe veshje të personalizuara. Tani menduam që tregu donte diçka të re, diçka ndryshe dhe vendosëm të hapim atlete të personalizuara e të pikturuara.”

Por, si kanë qenë fillimet për Endrin?

“Si fillim pati goxha pyetje, goxha interes. A kupton? Derisa njerzit e provuan vetë atleten nga afër dhe të gjithë tani i pëlqejnë dhe kanë dalë të kënaqur dhe kthehen përsëri si klientë.”

Endri tregon procesin e punës në realizimin e porosive, i cili nuk vjen pa probleme.

“Klientët në fillim na kontaktojnë tek faqja me idetë e tyre apo fotot e tyre se çfarë duan të personalizojnë ata. Ne bëjmë një punim të përafërt se si do duken atletet nëpërmjet “Photoshop-it”. Klientët vendosin nëse duan ta personalizojnë apo jo dhe arrijmë në përfundimin që ti njerrim atletet në mënyrë sa më të detajuar. Ka raste që klientët nuk hapin telefonin. Këto janë problematika, ose që nuk ndodhen në vendodhje dhe porosia kthehet mbrapsh por raste të rralla.”

Me gjithë vështirësitë, ai ndihet krenar për këtë profesion të veçantë.

“Është e vështirë sepse nuk ka asnjë tjetër, jemi ne dhe të vetmit unik në vendin tonë”.

(Shënim: Ky projekt u realizua falë mbështetjes së Thomson Media në kuadër të trajnimit mbi Gazetarinë në Multi-Platforma)

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!