
Parlamenti Shqiptar
TIRANË– Gjatë mbledhjes në parlament, deputeti i opozitës, Myslim Murrizi tha se në shumë institucione shërbejnë persona të cilët kanë qenë pjesë e armatës të ish-sigurimit të shtetit.
Ai tha se edhe në grupin parlamentar që do të mblidhet në shtator, do të ketë persona të armatës së ish-sigurimit të shtetit.
Më pas Taulant Balla është shprehur se reforma e re elektorale në shtator do të përfshijë edhe verifikimin e deputetëve dhe PS nuk ka asnjë merak rreth saj.
Ndërkohë, gjatë këtyre diskutimeve, Gentiana Sula lexoi për parlamentin raportin vjetor të personave të ish-sigurimit të shtetit në parlament.
“Janë evidentuar 160.000 bashkëpuntor të sigurimit. Nga lista e deputetëve të kësaj legjislature 2% bashkëpuntor”, tha ajo.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.