
Foto ilustruese
DURRЁS– Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku është plagosur 27–vjeçari Endi Nekaj, pas një sherri mes disa personave.
Ngjarja ku u përfshinë disa persona dhe mbeti i plagosur 27–vjeçari ka ndodhur në orën 15:00, në lagjen numër 13 në Durrës.
Ndërkohë mësohet se Endi Nekaj është plagosur në kraharorin e majtë ku fatmirësisht nuk i është prekur zemra.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.