
Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës së Velipojës
Koha e leximit27 sekonta
Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës është plagosur me armë zjarri silenciator pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Burime bëjnë me dije për ABC se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe as identiteti i autorit që ka plagosur Ujkën.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku kanë ndodhur ngjarja. /Abcnews.al
The post Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës së Velipojës appeared first on Abc News.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.