Plagosja në qendër të Shkodrës, ish-kreut të komunës Velipojë iu bë pritë pranë shtëpisë

Koha e leximit52 sekonta

SHKODËR-Ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka i është bërë pritë me armë me silenciator pranë shtëpisë së tij në parkun e qytetit, në zonën e quajtur dollari.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar teksa ka qenë duke hyrë ose duke dalë nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të jetë e lidhur me periudhën kur ka shërbyer si kryetar komune.

Nga viti 2011 deri në 2015 Ujka ka shërbyer si kryetar komune në Velipojë që sot është njësi administrative me reformën e re territorial. Ndërkohë Ujka është plagosur edhe 2 herë të tjera me dy tentativa.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të saj si dhe identifikimin e autorit. be.k/abcnews.al

 

The post Plagosja në qendër të Shkodrës, ish-kreut të komunës Velipojë iu bë pritë pranë shtëpisë appeared first on Abc News.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Pamje nga vendi i ngjarjes, si u qëllua ish-kryetari i Komunës së Velipojës, reagon policia
Next post Stuhi me shi dhe breshër në Tiranë, makinat “notojnë” në “Don Bosko”