Po ndërtonte një objekt të paligjshëm, arrestohet 55-vjeçari në Ksamil

Koha e leximit1 minuta, 3 sekonta

KSAMIL– Ditën e sotme, policia ka arrestuar një 52-vjeçar në Ksamil, nën akuzën “Ndërtim i paligjshëm”.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.M, i cili u kap në flagrancë në lagjen Nr.2 duke ndërtuar një objekt shtesë pa leje ndërtimi në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Postimet e fundit të Getinjos hedhin dyshimet për një lidhje të re të këngëtarit
Next post Përfaqësuesit e medias debatojnë ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit