Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

Policia “namin” në Durrës/ Arrestohen 4 persona, sekuestrohen drogë e armë

2 min read
Featured Video Play Icon

Pjese nga operacioni "Nenkalimi"

DURRËS– Eshtë finalizuar operacioni i koduar policor “Nënkalimi”, për veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve  dhe armëmbajtjes pa leje, ku kanë përfunduar në pranga 4 persona dhe është sekuestruar  kokaina.

Nga informacionet e marra për shitje të lëndëve narkotike, policia arrestoi në flagrancë shtetasit Arian Plaku, 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Edmond Gjyzeli, 37 vjeç, banues në Durrës.

Si fillim, rreth orës 14:15 policia nisi kontrollin në automjetin tip “BMW”, i cili drejtohej nga Gjyzeli dhe me pasagjerë Arian Plakun. Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën e poshtme të sedilje u gjet dhe u sekuestrua 1 kg e 63 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Ndërkohë, shtetasit Edmond Gjyzeli iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë, të cilën u përpoq tia drejtonte policisë në momentin e arrestimit, pasi goditi automjetin e forcave policore me automjetin e tij.

Gjithashtu në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ilir Peraj, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” dhe Stavri Marku, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 armë zjarri pistoletë me 14 fishekë, 4 aparate celular dhe 2 automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/Zoguu.al/